Nga Mentor Kikia
Fotoja e parë tregon një nga ujësjellësat e famshëm të Romës së lashtë, ndërtuar 2000 vijë vjet më parë dhe që furnizonte banorët dhe shatërvanet e qytetit me ujë.
Roma ndërroi perandorë, ca mizorë e ca të mbarë, ca të zgjuar e ca idjotë, ca të paqtë e ca kriminelë.
Perandoria lulëzoi e u shemb, Roma pushtoi e u pushtua, shkatërroi e u shkatërrua, por ujësjellësi mbeti, sepse ai furnizonte me ujë si të mencurit edhe budallenjtë, si paqësorët ashtu dhe gjakatarët.
Ai është ende në këmbë dhe i përdorshëm jo vetëm për arsye turistike.
Fotoja e dytë është një kanal uji vaditës, në një fshat të Kavajës, Kryevidh quhet, pranë zonës turistike të Spillesë.
Ka qenë një linjë që dërgontë unë në tokat bujqësore kur ishin kooperativa.
Eshte ndërtuar vetëm 40 vjet më parë.
Pas ndryshimit të regjimit politik, rënies së komunizmit, pa u pushtuar nga askush, kanali u shkatërrua nga ata, të cilëve u shërbente, dhe ka mbetur vetëm kjo relike.