Gjatë protestës së opozitës në Parkun e Liqenit, të pranishëm kanë qenë një sërë deputetësh të PD-së, ndër ta edhe deputeti Gent Strazimiri, i cili është fotografuar teksa në brezin e tij dyshohet se mbante një pistoletë.
Vetë deputeti i opozitës, Strazimiri në një prononcim për gazetën “Panorama” nuk e mohon faktin se ka pasur pistoletë.
Por, Strazimiri thekson se, i vjen mirë që mediat merren me deputetë që mbajnë armë dhe jo me ata që qëllojmë me armë.
“Mua më vjen mirë që më në fund mediat po merren me deputetë që mbajnë pistoletë në brez”,- u shpreh Strazimir.
“Ndërkohë që deputetë si Armando Prenga qëllojnë në Komisariat Policie ndaj qytetarëve”,- përfundoi Strazimiri.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit të armëve, kanë të drejtë që të mbajnë pistoletë për vetëmbrojtje.