Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ristani: Media po mashtron, Strazimiri nuk ka patur armë me vete

$
0
0

Arben-RistaniSekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani e ka quajtur mashtrim dhe manipulim fotografinë e publikuar në disa media se deputeti demokrat Gent Strazimiri ishte me pistoletë në brez gjatë protestës tek parku i liqenit.

Duke folur për mediat jashtë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Ristani akuzoi mediat se po manipulojnë ngjarjen dhe nuk pasqyruan protestën e opozitës tek kodrat e liqenit.

“Janë manipulime mediatike. Strazimiri është deputet shembullor dhe s’ka lidhje me këto mashtrime që bëni juve. Të shtunën mediat u detyruan të mos e japin protestën e opozitës. Ne jemi të bashkuar dhe jemi përditë më shumë. Jeni live po jeni duke mashtruar. Është mashtrim dhe kot që merreni me këtë punë. Ne do jemi përditë e më shumë për t’ia dalë mbanë sepse kemi synim të mirën e këtij populli”,- tha Strazimiri.

Ai shtoi gjithashtu se, prej më shumë se 1 ore po presin tek Policia e Tiranës së bashku me kreun e PD-së, Lulzim Basha, që të takojnë Ndriçim Babasin dhe të rinjtë e tjerë të PD që mbahen të shoqëruar.

“Kryetari Basha dhe një grup deputetësh jemi këtu sepse në mënyrë të dhunshme janë ndaluar disa drejtues të PD bashkë me mbështetsës të saj. Ajo që po ndodh është që ne po kërkojmë të takohemi me njerëzit e ndaluar dhe dhunuar, megjithatë janë duke u talluar.

Kemi një orë që po presim. Janë ndaluar për shkak të protestës tek kodrat e liqenit. Dhuna dhe varfëria po bëhet e padurueshme në këtë vend. Taktika e këtyre është ta dhunojnë këtë popull”,- u shpreh Arben Ristani.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143