Banorët tashmë janë dorëzuar plotësisht.
Ata ndjehen të vegjël dhe të pafuqishëm përpara arrogancës së ish-Presidentit Bamir Topi dhe mefshtësisë së pushtetit që i ka lënë ata deri në këtë pikë.
Në fillim blloqet e betonit, më pas një portë hekuri, sot shtrimi i rrugës me pllaka si një pedonale personale.
Ish-Presidenti Bamir Topi pretendon se segmenti rrugor është pronë e tij.
Kështu ai ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me të.
Por në fakt ligji është i qartë: Nuk lejon që investimet publike të ngritura mbi pronat e ish-pronarëve të tjetërsohen. Imagjinoni sheshe apo lulishte që nesër t’u vihej dryni nga ish-pronarët duke pretenduar se janë të tyret.