Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Pëllumbi i ‘mbyll’ gojën, Blushi jep një mesazh për ‘parkun’

$
0
0

Edi Rama dhe Ben Blushi

A ka të drejtë Ben Blushi, edhe pse është i pakët në numër?

Kësaj pyetje, deputeti socialist iu përgjigj dikur me shembullin e një qyteti në Gjermani, ku u votua në shumica pro Hitlerit.

Vetëm një person ishte kundër.

“A kishte të drejtë ai,” pati pyetur Blushi.

Megjithatë, profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, në një intervistë për Panoramën, thotë se Ben Blushi duhet t’i bindet shumicës.

“Unë mendoj se ky debat nuk ka kuptim të vazhdojë. Kush nuk e gjen veten më në këtë statut apo në këtë familje dhe në këtë parti, është i lirë të shkojë ku të dojë, nuk i imponohet kush të qëndrojë apo të mos qëndrojë. Por derisa në mënyrë demokratike, 1500 delegatë të Kongresit votojnë pro ndryshimit që propozohet, atëherë nuk mundet që 3 vota të dominojnë këtë shumicë dhe të kërkojnë që t’i bindet. Rregulli numër një i statutit dhe i funksionimit të demokracisë është që pakica t’i bindet vullnetit të shumicës,” tha Pëllumbi.

Megjithatë, Blushi thotë se referendumi i prillit është i trukuar.

“Ai që kërkoi referendum nuk bën fushatë,” tha Blushi.

“Nuk mund të ketë referendum kur ai që e kërkon nuk bën fushatë. Nuk bëhet fushatë se është i sigurt që do nxjerrë rezultate të trukuara. Palës që është kundër referendumit, nuk i njihet asnjë e drejtë”.

Më pas ai dha një mesazh për protestën e parkut.

“Është e papranueshme që një deputet shkon me armë në protestë. Shoqërisë i imponohet një model dhe duhet dënuar. Kjo është një vrasje politike e protestës”.

“Është për të ardhur keq që debati politik në vend debaton në një park lojërash. Ky është degradim i sistemit politik në Shqipëri,” tha Blushi, duke shtuar se nuk po diskutohet për gjendjen ekonomike e sociale në vend.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143