Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Historia e fotos me Bashën: Balla e quan Strazimirin ‘Indiana Xhons’

$
0
0

FotojaDeputeti socialist, Taulant Balla, kërkoi që homologu i tij demokrat, Gent Strazimiri të japë llogari për protestën tek Parku i Liqenit.

“Ku e keni Indiana Xhonsin? Pse nuk sillni Gent Strazimirin këtu? Deputeti i akuzuar për armëmbajtje pa leje ka për detyrë të informojë Kuvendin e Shqipërisë. Çfarë dorëzoi dje, pistoletën apo kllëfin e ceularit, pistoletën apo kllëfin e Ristanit? Si s’keni turp. Jeni zënë ngushtë, Strazimirin duhet ta lëshoni, por gjenerali thotë se nuk duhet ta lëshoni sepse ikin të gjithë. Po bëni gabimin më të madh. Punimet e Kuvendit do vazhdojnë, po ju lëshoni Strazimirin”.

“Flamur Bega është arrestuar për minat me sahat të vendosur në minat e fundit. Ka dalë në këtë foto me Lulzim Bashën. Çfarë duhet të them unë që minat i ka vendosur Basha?! Ju që na flisni për dekriminalizimin. Ky person këtu quhet Flamur Bega. Është arrestuar 3 ditë më parë nga policia e shtetit shqiptar për të gjitha minat me sahat të vendosura në këtë vënd në dy vitet e fundit. E keni këtu me Lulzim Bashën. Si duhet të them unë që bombat i ka vënë Lulzim Basha sipas standardit që keni krijuar ju? Shikoje këtu ti Manushaqe (Jozefina Topalli).  A duhet të them unë që bombat dhe minat me sahat në këto dy vitet e fundit i ka vendosur Jozefina? E pra dekriminalizimi është proces që çdo njeri duhet ta kuptojë në sjelljen e vet. Në këto 4 ditë ju tregoni se nuk keni fare lidhje me gjithcka keni thënë. Jeni parti mashtruese për opinionin publik. Pasi ato që thoni nuk i respektoni vetë. Respektoni dekriminalizimin”.

Kurse Edi Paloka iu përgjigj: “Ne na kërkojnë të lëshojmë foltoren ndërkohë që këta kanë kapur Kushtetutën. Strazimiri kanë pasur me të drejtën e ligjit të mbajnë armë. Vënë shenjën e barazimit me trafikantët. Foltorja nuk është e juaja, është e parlamentit, sepse kartonat nuk janë tuajat, por të parlamentit. Këta e kanë kthyer Parlamentin në krizë kushtetuese. Të jeni të bindur se ky parlament me këtë krim do të marrë përgjigjen”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143