Burime nga selia rozë thanë për Televizionin Klan se Komisioni nuk mund të mblidhet përpara datës 9 Prill, kur do të zhvillohet referendumi i miratuar nga Kongresi.
Për arsye se kjo strukturë e rikonfiguruar në Kongresin e 19 Marsit do të konstituohet dhe zgjedhë Kryetarin e ri të saj dhe ky proces nuk parashikohet të ndodhë brenda 2 javëve të ardhshme.
Të njëjtat burime thonë se Komisioni i vjetër nuk ka tagrin të mblidhet për të shqyrtuar këtë kërkesë, siç pretendon Deputetja e Shkodrës, mbështetëse e kërkesës së Deputetit Ben Blushi, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetarin e Partisë.
Të shtunën e 9 Prillit, të gjithë anëtarësia socialiste është ftuar për të vendosur nëse është legjitim mandati i Kryetarit, i cili është konfirmuar si Kryeministër në zgjedhje, apo kërkon ndërprerjen e këtij mandati.
Do të votohet në çdo degë të njësive administrative deri në orën 16:00 dhe rezultati do të shpallet brenda ditës.
/Tv Klan