Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vajzën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Besiana Kadarene.
Ndërkohë Bushati propozoi ambasador të Shqipërisë në Japoni Gjergj Teneqexhiun, aktualisht drejtor i Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Dy kandidaturat janë dorëzuar në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme.
Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO./ABC