Avokat Spartak Ngjela mendon se Ilir Meta dhe Edi Rama po shkojnë drejt ndarjes.
Duke folur për gazetën Sot, ai thotë se kjo do e rrezikojë PS-në në vitin 2017.
“Koalicioni është pa të ardhme. PS-LSI është një koalicion pa vlerë, pasi janë bllokuar reformat dhe nuk ka pasur barazi politike, që në momentet e nisjes. LSI i ka marrë PS ministri të rëndësishme si atë të Transporteve, të Bujqësisë. Ky është koalicion me fund të shpejtë. Në këto kushte, PS është e rrezikuar në vitin 2017. Pse nuk e ka zgjidhur Rama këtë? Është paaftësi politike. Rama nuk është politikan. Të shohim ç’do të bëjë”.
“Që në momentin që ka ardhur në pushtet kjo mazhorancë ka pasur si qëllim 3-4 reforma të mëdha, për të cilat duket se po mih në ujë. E para, reforma në drejtësi, në funksion të ligjit dhe të gjithë sistemit institucional në Shqipëri; e dyta është reforma e tregut për të kaluar krizën e mungesës së financave nëpërmjet prodhimit. Deri tani asgjë”.