Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, do të nisë që nesër një tur takimesh nëpër Shqipëri për të shprehur idetë dhe pikëpamjet e tij, të cilat pritet të formësohen brenda një lëvizjeje të re brenda partisë.
Takimi i parë do të jetë tek Pallati i Kulturës në Berat, në orën 18:00. Blushi ka shpërndarë ftesat me logon “Shqipëria mbi partinë”, dhe së bashku me të pritet që në takimin me qytetarët do të jenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ish-deputeti Marko Bello dhe figura të tjera politike.
Gjatë takimit, Ben Blushi do të shprehë pikëpamjet e tij mbi situatën e PS dhe referendumin që u zhvillua më 9 prill. Deri tani, deputetja Mimoza Hafizi është një nga mbështetëset e Ben Blushit, por nuk dihet nëse deputetja tjetër, Arta Dade, do ti bashkohet lëvizjes së Ben Blushit.