Përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë nga Gjykata e Shkallës së Parë administrative pezullimin e punimeve për ndërtimin e parkut të lojrave te Liqeni Artificial.
Krahas kërkesës për pezullimin e parkut, përfaqësues të shoqërisë civile dorëzuan edhe padine e themelit, për kundërshtimin e ndërtimit të parkut të lojrave.
Por, deri sa të shqyrtohet çështja e themelit të padisë, ata kërkojnë pezullimin e punimeve nga firma ndërtuese.
Në padi mësohet se është paditur Bashkia e Tiranës dhe kompania ndërtuese e parkut të lojrave te Liqeni artificial.
Ndërkohë, Presidenti i Republikes Bujar Nishani ne nje interviste per emisionin Opinion ne TV Klan sqaron arsyet pse shkoi te takoje protestuesit tek Parku i Liqenit dhe komenton shkembimin e deklaratave me kreun e bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj. Sipas presidentit, aktivistet e shoqerise civile i kishin kerkuar takim per ceshtjen e parkut dhe e kishin ftuar te shkonte per ta pare nga afer ndertimin. Kreu I shtetit shprehet se pa me syte e tij nje situate vandale ne parkun e Liqenit dhe sipas tij po luhet me termin “kend Lojrash”. Te gjithe ata qe jane pro ndertimit ne kete park, presidenti i cileson “rrogetare te mafies se betonit”. Nishani tha se ai do te vazhdoje ta denoncoje kete ndertim, pavaresisht se eshte president i republikes, ndersa ftoi prokurorine ta hetoje. Lidhur me deklaratat e Veliajt, Nishani thote se nje i zgjedhur lokal, nuk mund t’i drejtohet presidentit te republikes me nje gjuhe te tille, te papranueshme dhe te paperdorur kurre me pare.