PD dhe LSI mund të jenë në opozitë me njëra tjetrën, por jashtë saj eksponentët përkatës janë miq dhe shkojnë shumë mirë.
Rasti është përshembull, ministri i drejtësisë Ylli Manjani dhe sekretarja për marrëdhinet me publikun Grida Duma, të cilët janë fotografuar nga fotografi Endrit Mërtiri gjatë një aktiviteti ku kanë qenë të dy të pranishëm.
Në çdo rast të dy nga zërat “agresivë” të artikulimit politik në partitë përkatëse, duket se jashtë kamerave nuk e kanë aspak këtë qasje ndaj njëri tjetrit. Fundja a nuk është mirë kështu?