Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Pas takimit, Berisha sulmon edhe Alfred Pezën

$
0
0

Peza1Sot në Kuvend u duk sikur Sali Berisha pati një takim disi miqësor me deputetion socialist Alfred Peza.

Por nuk ka vonuar shumë dhe Berisha e ka akuzuar ashpër nga rjetete sociale.

“Drejtoria e Policise ka njoftuar online Milin e Partise!”, shkruante ish-kryeministri.

Ai vijonte më tej duke komentuar: “Sapo Zika dhe Prifti e denoncuan, para se t’ja dorezonin prokurorise informuan Shullazin. Pra per te mbrojtur Saje Qorrin, kolonel Peza nxjerr ne treg dosjen. Alfredi si Saje Qorri!! Sot vertet Rama tha se policia e ndaloi, por Saje qorri i pergenjeshtroi dhe tha se ishte lapsus i kryeministrit se Shullazin e ka ndaluar, pra arrestuar jo policia por prokuroria.  Saje qorri, sipas gardianit dixhital, beri pergenjeshrimin e bosit te tij.

Shullazi gjate mandateve tona u arrestua kater here por e fshehin deklaraten. Papagalli nr.1 i qeverise e gjeti, “fajin e ka Saliu” sepse e arrestoi kater here! “Fajin e ka Saliu” sepse Rama e demshperbleu, ne shkelje flagrane te ligjit, per kohen e burgut qe beri e kohen e Saliut, dhe e beri kete vetem me vendim te shkalles se pare, gje qe nuk eshte bere kurre. Papagalli nr.1 i qeverise thote se “fajin e ka Koni”! Prisni, Zheji do thote se eshte thjesht provokator, se Rama ka deshire te provokoje.  Trillon dhe thote se Shullazi shkoi me PD, e cila ne fakt e arrestoi 4 here.

Kryeministri e ka pritur ne zyre dy here. Papagalli e gjeti, te vetmen gje qe beri si duhet ishte krahasimi me Myslym Pezen, pra eshte hero i Edi Rames!!”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143