“Ka, sigurisht, një teprim në thirrjen e Berishës, por brenda zjarrit të saj, fle e ftohtë një përllogaritje politike: E paskrupullt dhe gjeniale në të njëjtën kohë. Arma, sidomos në psikën e një populli të enamoruar me dyfekun, është sinonim i sigurisë, forcës dhe burrërisë. Sali Berisha këtu i nguli themelet e deklaratës së tij. Përballë pasigurisë, ai vizatoi mjetin e sigurisë: pushkën. Mitologjia shqiptare, ku arma ka një vend të rendit të parë, u takua me mitin antik të Prometeut, i cili ka zjarrin në qendër, ose kalimin e këtij mjeti force dhe ekskluziviteti nga zotat te njerëzit”.
Kështu shkruan drejtori i Mapos, Alfred Lela, në një editorial, duke komentuar thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për armatosjen e popullsisë sipas modelit amerikan.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë: