Duket se kjo është dita e befasive në kampin socialist.
Pak pasi kryeministri Edi Rama prezantoi listën e kandidatëve për kryesinë e PS, Arta Dade deklaroi se tërhiqet nga kandidimi pasi nuk bie dakord me mënyrën se si po drejtohet PS.
OraNews raporton se është tërhequr edhe Namik Dokle.
“Tërhiqem për t’ua lënë vendin të rinjve,” tha Dokle.
Ndërkohë Ben Blushi nuk është propozuar për të qenë pjesë e kryesisë.
Edhe Mimoza Hafizi nuk është propozuar për anëtare e kryesisë.