Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Një shkelje statutore dhe një rrokadë kontradiktore në PS

$
0
0

RamSot Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste zgjodhi kryesinë dhe sekretariatin ekzekutiv.

Nga kryesia, u larguan me ose pa vullnetin e tyre figura të shquara si Namik Dokle, Arta Dade dhe Ben Blushi.

Taulant Balla i vlerësoi largimet e Dades dhe të Dokles, si një gjest për t’u vlerësuar nga ana e tyre, në mënyrë që t’i hapin rrugën të rinjve në PS.

Por një gjë e tillë bie ndesh dhe duket kontradiktore me një fakt që vuri në dukje Ben Blushi.

Në fakt, ky i fundit tha se deputeti Koço Kokëdhima, që mori një post si sekretar sot, kishte pritur 25 vjet që të ringrihej në Parti, duke patur parasysh edhe të kaluarën e Kokëdhimës së sekretar i rinisë në PPSH.

Por ndërkohë, më e rëndë duket një papajtueshmëri apo shkelje statutore që ka ndodhur sot.

Në fakt, ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, u zgjodh Koordinator kombëtar për Programin në Sekretariatin Ekzekutiv.

Por sipas nenit 48 të statutit të ri të PS “Funksioni i Sekretarit të partisë është i papajtueshëm me funksionin e anëtarit të kabinetit qeveritar si dhe me çdo lloj funksioni tjetër ekzekutiv me kohë të plotë”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143