Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Spahiu mbron Trump, sulmon Ramën duke e quajtur “trap”

$
0
0

kreshnik-spahiuKreu i AK­së, Kreshnik Spahiu iu përgjigj kryeministrit Rama për deklaratat e tij ndaj kandidatin republikan në primaret presidenciale, Donald Trump, që është cilësuar nga kreu i qeverisë si fatkeqësi për SHBA­në.

Spahiu i kërkoi falje Trumpit për deklaratat e Ramës dhe e ftoi atë që të investonte në Shqipëri. Duke folur për garën presidenciale, Spahiu tha se të paktën në SHBA bëhet garë dhe votat numërohen.

“Pavarësisht nëse fiton Klinton ose Trump, atje fitojnë qytetarët; pavarësisht se cili është rezultati përfundimtar, atje fiton e drejta e votës. Ndërsa këtu, populli voton dhe “trapi” i Tiranës numëron”,- tha Spahiu.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143