“Berisha i bëri thirrje popullit shqiptar nga foltorja e parlamentit të armatosej në kushtet e një pasigurie të madhe publike për shkak të paaftësisë së qeverisë aktuale për të siguruar hapësirën publike. Ky tekst flet vetë, qartësisht: “ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje, ju bëj thirrje…” Kjo deklaratë nuk ka nevojë për kurrfarë interpretimi gazetaresk e as nuk mund të jetë objekt studimi për ndonjë shkollë gazetarie apo interpretimi letrar. Të vetmit që duhet ta studiojnë një deklaratë të tillë janë psikanalistët. Të cilët në këtë rast duhet të merren me motivet që e shtyjnë një person të lëshojë deklarata të tilla në publik”.
Kështu shkruan publicisti dhe pedagogu Gilman Bakalli në një koment të publikuar sot në Mapo.
Sipas tij, deklarata e Berishës është një rast për psikanalizën, jo për gazetarinë.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë:
Deklarata e Berishës – Një rast për psikanalizën dhe jo gazetarinë