Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Aludimet për kullën-penis, Arbjola Halimi mbron analizën e saj

$
0
0

arbjola halimiNjë ditë më parë, deputetja demokrate, Arbjola Halimi shkaktoi shumë trazim online me një analizë të saj për atë që e quan fiksim të Edi Ramës për kullat.

“Çdo psikoanalist nuk do ta kishte aspak te veshtire te percaktonte se cfare simbolizon ajo gjeja si shtylle e gjate ne projektin e stadiumit. Po sipas psikoanalizes njerezit tentojne te ngrene ne kult dhe te perdorin simbole te atyre gjerave apo objekteve qe duan e preferojne me shume,” shkruan ajo.

Edhe pse nuk e thotë, mediat shprehen se ajo aludon për organin mashkullor.

Pas komenteve të shumta në rrjet, deputetja ka postuar sërish një status sot.

“Kaq shume i dhembi kryeministrit kjo puna e interpretimit te preferencave ne psikoanalize sa vuri ne sulm ushtaret e tij mediatike. Por Psikologjia eshte profesioni im dhe pasioni im qe kam pasur gjithe jeten e nuk e braktis kurre,” shkruan ajo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143