Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama përgjigjet sërish për kullën, Dylgjeri thumbon Fidelin

$
0
0

edi ramaKryeministri Edi Rama postoi një fotoalbum nga takimi i djeshëm për prezantimin e projektit të stadiumit të ri.

“Si në çdo vend të Europës edhe ky stadium do të ndërtohet përmes një partneriteti Publik-Privat;

Nuk ka një projekt arkitektonik të mundshëm që të krijojë konsensus. Konsensus mund të krijojë vetëm stadiumi “Qemal Stafa” siç është sot, që falë konsensusit 25 vjet është rrëgjuar në sytë tanë, është bërë një pazar ordiner oriental, një pisllëk i pashoq, një turp i paparë, dhe askush nuk ka dalë të marrë një herë fjalën dhe të marrë një herë penën dhe të thotë “si ka mundësi që ky stadium është lënë në këtë derexhe”. Askush nuk është kujtuar as për Armando Brasinin, as për Gherardo Bosion kur ngrehina u deformua. Nuk është deformuar vetëm në këto 25 vjet. Ndërhyrjet në këtë stadium kanë qenë të vazhdueshme që pas luftës e deri para pak kohe. S’u çua njeri të thotë “si ka mundësi”.

Stadiumi i ri ruan fasadën, ruan trashëgiminë kulturore dhe kthen sheshin e Brasinit dhe të Bosios. Projekti krijon dy hapësira të reja publike që nuk ekzistojnë sot, ashtu sikundër hap rrugën për ta çliruar sheshin edhe nga ndërtimi midis stadiumit dhe Sheratonit.

Ndërsa për sa i përket stadiumeve me kullë, për fat të keq ky nuk është i pari në historinë e stadiumeve. Kullat dhe stadiumi kanë bashkëjetuar qysh në fillimvitet e shekullit të kaluar, dhe mjafton të shikosh “Olympiastadion” në Berlin, stadiumin aktual të Firences me kullën e vjetër të ndërtuar nga Pier Luigi Nervi, por edhe plot e plot stadiume të gjeneratës së fundit që kanë edhe kullën si element, ndër më të rinjtë stadiumi i Bazelit, vepër e Herzog&de Meuron.

Shteti shqiptar, qeveria shqiptare, buxheti i shtetit nuk paguan asnjë lek për këtë stadium. Merr mbrapsht një pasuri të madhe, stadiumin për skuadrën kombëtare, dhe për gjithë dashamirësit e skuadrës kombëtare. Bashkia e Tiranës nuk paguan asnjë lek dhe merr mbrapsht, përveç taksave, edhe një hapësirë publike cilësore që i shtohet jetës urbane dhe sociale. Federata nuk paguan asnjë lek, por siguron mbështetjen e UEFA-s me 10 milion Euro pikërisht, sepse paraqiti këtë projekt ambicioz,” shkruan Edi Rama.

Megjithatë kritikat për stadiumin duket se i ka edhe nga brenda mazhorancës.

Një prej tyre është edhe deputeti socialist, Fidel Ylli.

Por Rama duket se nuk ka ndërmend të dëgjojë asnjë kritikë, ndaj kjo është arsyeja se përse Ylli Dylgjeri lëshon një thumbim ndaj Fidel Yllit.

“Fidelëve nuk u dëgjohet më fjala!

Edhe pse janë shumë pak,

të parin se pyesin më për Kubën,

të dytin se pyesin më për Kullën…

e Arenës”, shkruan ai në FB.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143