Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Basha: Kokoshi 200 milionësh e di që po gënjen, por s’i bëhet vonë

$
0
0

lulzim-basha-konferenceKreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklarateve të kryeministrit Edi Rama për çmimin e energjisë elektrike.

Me anë të një deklarate të bërë publike për median, Basha shkruan se “edhe kokoshi 200 milionësh e di fare mirë se po gënjen, por nuk ja ndjen fare, nuk i bëhet më vonë”.

Reagimi i Lulzim Bashës:

“Rama deklaroi sot se shqiptaret paguajnë fatura më të ulura energjie se më parë dhe e kundërta është propagandë e opozitës që i do të keqen.

Por të dhënat e veta zyrtare e nxjerrin si shpeshherë zbuluar kryegënjeshtarin e Ballkanit.

Sipas ERE 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar për 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë për kilovat -e sot paguajnë 9.52 lekë për kilovat. Çmimi mesatar po kështu kaloi nga 8.89 në 9.52.

Qytetaret që paguajnë faturën e dinë më mirë se askush të vërtetën për faturën e energjisë. Ne jemi përditë me ta dhe pranë tyre dhe shohim e dëgjojmë përditë mbi faturat e kripura të energjisë.

Edhe kokoshi 200 milionësh e di fare mirë se po gënjen, por nuk ja ndjen fare, nuk i bëhet më vonë. E ka mendjen të mbushë xhepat dhe jo të qeverisë. 2.2 mld euro të vjedhura në 2 vjet, 90 milion dollarë shpenzime luksi për qeveritaret ndërsa shqiptarët mezi sigurojnë bukën e gojës.

Ora po vjen e llogaridhënies me votë për mashtrimet e tij. Ne do të ulim çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri ne 300 kWh, buxheti i shtetit do të paguajë për familjet në ndihmë ekomomike faturën e energjisë deri ne 200 kWh dhe atë të ujit, me miliardat që sot shkojnë për zyra dhe Jaguarë, Koço, Papulë, Nushë dhe Carapulë”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143