Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Vasili: Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët

$
0
0

VasiliKryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson pranimin e pagesave në dorë për shit-blerjet e prodhimeve bujqësore një ndihmë tejet të madhe për fermerët.

Në një prononcim për mediat, Vasili thekson se propozimi i LSI-së shpreh pikërisht vullnetin e fermerëve shqiptarë.

“Pranimi i pagesave në dorë është një ndihmë për fermerët. Propozimi ynë ishte vullneti i fermerëve. Fermerët nuk do të jenë më pre e sekserëve”, tha Vasili.

Duke e vlerësuar sektorin e bujqësisë si jetik për ekonominë shqiptare, Vasili theksoi se fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve bujqësore.

“Fermerëve u hiqet pengesa në shitjen e prodhimeve. Bujqësia është sektor jetik për ekonominë kombëtare”, tha  Petrit Vasili, Kryetar i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim./ATSH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143