Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Politikanët urojnë Pashkët, Dylgjeri lëshon një ‘thumb’ për Rilindjen

$
0
0

pashketFestën e Pashkëve, besimtarëve ortodoksë shqiptarë ua kanë uruar edhe politikanët, duke nisur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani, përmes një mesazhi publik në faqen e Presidencës, ka shprehur urimet më të përzemërta ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë, në ditën e madhërishme të ringjalljes së Krishtit, apo siç shton, ditën e ripërtëritjes së përdëllimit dhe rifreskimit të besimit të palëkundur tek i plotfuqishmi.

“Të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë, kudo ndodheni! Në cilësinë e kreut të shtetit dëshiroj që, me rastin e kësaj feste të shenjtë, t’iu uroj nga zemra Gëzuar edhe për shumë vite Pashkët!”, shkruan në urimin e tij presidenti. “Le të na shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar, si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por dhe për të konsoliduar e nxjerrë më shumë në pah vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve”.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi përmes rrjeteve sociale.

“Mbarë besimtarëve ortodoksë dhe klerit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët! Le të jetë kjo festë e ringjalljes, një shkëndije shprese dhe besimi për çdo shqiptar, se e nesërmja që po vjen do të jetë më e mirë, për një ekonomi të fortë ku nderohet dhe respektohet puna e ndershme, me kujdes për më të pamundurit, të vobektit, fëmijët dhe të sëmurët”, shkruan Basha.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dërgoi urimet e tij nga Korça, duke postuar edhe një foto nga katedralja.

“Nga Korça, gëzuar Pashkët,” shkruan Rama.

Ndërkohë i zakonshmi Ylli Dylgjeri bëri një urim pikant.

“Përsëri Krishti u lind!

Çdo vit Krishti lind apo rilind.

Po të më pyesnin më shumë do preferoja Rilindjen, se lind një herë në katër vjet!” shkruan Dylgjeri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143