Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kryeministri alla-John Lennon dhe një shpjegim për rrugët

$
0
0

Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen, gjithmonë e më shumë njerëzit po pyesin se ka pak investime në infrastrukturë, kryesisht në rrugë.

Kryeministri Edi Rama, që e pati sulmuar paraardhësin e tij, duke thënë se po bën vetëm rrugë dhe asgjë tjetër, e ka një shpjegim.

Sipas tij, rrugët do bëhen sipas standardeve më të larta.

Duke inspektuar punimet në rrugën Qukës- Qafë Pllocë, Edi Rama, i veshur sportiv dhe me syze alla-John Lennon, shpjegoi se projekti i rrugës është bërë nga e para, “pasi në projektin fillestar nuk ishte parashikuar asnjë lidhje rrugore mes fshatrave, ndërsa tashmë ka të përfshirë plot 120 ura dhe nënkalime për banorët e zonave që përshkon kjo rrugë, si dhe sinjalistikën dhe të gjithë elementët e domosdoshëm të sigurisë, të gjitha këto të parashikuara me të njëjtin fond investimi”.

“Duke ndjekur punimet për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, një segment me rëndësi të veçantë për korridorin Tiranë-Korçë që do t’i japë frymëmarrje të re ekonomisë prodhuese të zonës në veçanti po do të ndikojë shumë pozitivisht për të gjithë vendin, sepse siguron një lidhje më të shpejtë me Portin e Durrësit për të gjithë transportin ndërkufitar,” shkruan Rama në FB.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143