Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Lotaria amerikane: Bie serveri, ironi me Ramën dhe një … dramë

$
0
0

serveriFluksi i madh i aplikantëve nga Shqipëria që kontrolluan fiks në orën 18.00 të ditës së djeshme përgjigjen për lotarinë amerikane, bllokoi serverin.

Si pasojë, pjesa më e madhe e aplikantëve nuk do të mund ta shohin përgjigjen e tyre për të paktën dy ditë, derisa serveri të zhbllokohet.

Askush prej aplikantëve të lotarisë amerikane në Shqipëri nuk duroi dot asnjë minutë më tepër për të parë përgjigjen e tij duke krijuar probleme në server.

Pavarësisht se të gjithë janë përdorues të internetit, nuk munguan edhe aplikantët, të cilët vizituan qendrat e plotësimit të formularëve.

Mendohet se janë më shumë se 200 mijë aplikime nga Shqipëria, teksa ka raportime se do të fitojnë 3 mijë shqiptarë.

Në rrjetet sociale nuk ka munguar ironia dhe dëshpërimi për këtë situatë të krijuar, ku kaq shumë njerëz duan të largohen.

Nisma Thurje sjell një fotomontazh (ME SIPER), ku duket kryeministri Edi Rama teksa sheh një foto të serverit të rënë.

Nga ana tjetër vazhdojnë dëshmitë e shqiptarëve që jetojnë në SHBA, të cilët thonë se jeta atje nuk është e lehtë.

Ja çfarë shkruan një vajzë që jeton në SHBA tek JOQ.

“Jetoj në Nju Jork dhe dua t’ju tregoj çka me ndodhi sot, meqë po flitet shume dhe për lotarine amerikane. Unë jam një prej tyre qe e kam fituar lotarine dhe dje shkova të aplikoja për punë dhe aty rastësisht punonin dhe shqiptarë. Pasi fola me bosin, të cilin e takova me ndihmen e njërit prej shqiptarëve që punonte aty, më pranoi në punë dhe më tha të shkoja sot për të dorëzuar SSN dhe për të plotesuar disa dokumente të tjera.

Kur shkova sot, ai nuk ishte dhe fola me njërën prej shqiptarëve dhe ajo lajmëroi menaxheren, me të cilen kuptova që kishte folur më përpara që të bënte të pamunduren që mos të më merrnin në punë.

Dhe menaxherja më tha qe bosi është sëmurë sot dhe do të telefonojmë. Por bosi erdhi, fola dhe javës tjetër vazhdoj punë. Dhe kjo ndodh sepse femrat shqiptare vijnë këtu vetëm dhe bëjnë të pamunduren që mos të kenë shqiptare rreth e rrotull që mos të merret vesh se ça jete të ndyrë bëjnë. Nuk jam as e para as e fundit që i ndodh kjo, por sot më erdhi shumë turp t’i tregoja pronarit, se supozohet se ne jemi një”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143