Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Berisha: Piloti tmerroi Ramën kur fluturoi mbi jahtin e tij

$
0
0

berishaIsh-kryeministri Sali Berisha e quajti të turpshëm ndalimin e një piloti gjerman, i cili u mbajt nga policia me pretendimin se kishte shqetësuar kryeministrin Edi Rama duke fluturuar me helikopter.

“Dje u arrestua ne Rinas, pasi u kthyen nga fluturimi ne Greqi, Korfuz, piloti gjerman i nje helikopteri taksi te nje kompanie te liçensuar private. Shkaku i arrestimit te pilotit gjerman ne Rinas, menjehere pas kthimit nga udhetimi ne Korfuz, doli se ishte urdheri i Edi Rames sepse piloti ne zbatim te kursit te percaktuar nga kontrolli ajror i vendit kishte fluturuar mbi det, ndonese ne lartesi, mbi jahtin me te cilin po shetiste Rama. Rama ishte tmerruar dhe e kishte marre fluturimin mbi jaht si nje akt te qellimshem. Madje per nje moment ai mendoi, si ne rastin e Reformatos se tij, se kete helikopter e ka derguar te fluturoje mbi koken tij Berisha.

Natyrisht “çunat e krimit” qe arrestuan pilotin gjerman nuk i thane atij se na e tmerrove Edvinin por i thane se e arrestonin ne emer te Edvinit pasi ka shqetesuar shume me fluturimin e tij mbi zonen ku pushonte Edi Rama!!

Ky eshte nje akt i turpshem, i denueshem ku njerezit ndalohen apo arrestohen jo per shkak te ligjit por gjendjes psiqike te kryepolicit te vendit!!” tha Berisha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143