Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asgjë të pazakontë që ambasadorët e SHBA dhe BE po investohen kaq shumë për reformën në drejtësi.
“Reforma në drejtësi është një projekt i përbashkët i Shqipërisë, BE-së dhe SHBA-së. Në këtë pikë, Shqipëria nuk bën përjashtim nga asnjë prej vendeve që i janë bashkuar familjes europiane. Në vendet që i janë bashkuar BE-së, projekti ka qenë i përbashkët,” tha Rama.
Sipas Ramës, ambasadorët duan të shkojnë në mbledhjen e grupit të PD, por po i bien unazë duke shkuar edhe tek grupi i PS dhe LSI.
“Ambasadorët do të vijnë në takim në grupin tuaj, sepse në grupin tonë dhe të LSI nuk kanë pse të vijnë sepse jemi shprehur qartë se e votojmë paketën e ndryshimeve kushtetuese që dje.
Ata po i bien unazë grupeve të parlamentit që të takohen me ju.
Ju shikoni ëndërr me shqiptarë që kapin armët për t’ju mbrojtur ju nga reforma në drejtësi,” tha Rama.