Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

PD anulon mbledhjen me ambasadorët, Basha: Jo reformë në letër!

$
0
0

Lulzim BashaPartia Demokratike anuloi mbledhjen e grupit parlamentar të ditës së premte, ku të pranishëm pritej të ishin edhe ambasadorët e SHBA dhe BE.

Kështu raporton News24.

Sipas tyre, nuk dihen shkaqet e këtij anulimi.

Ambasadorët e SHBA dhe BE lajmëruan se do të ishin të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë për arsyet e shtyrjes së miratimit të reformës në drejtësi.

Më herët ishte raportuar se kryetari i PD, Lulzim Basha nuk do ishte në mbledhje për shkak të axhendës së tij.

Ndërsa reforma në drejtësi ka hyrë në një faze të re, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përvijuar qëndrimin e Partisë Demokratike pro një reforme që lufton korrupsionin e krimin.

Në përfundim të Samitit të Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, Basha ka zgjedhur te vendosë theksin tek zbatimi i kësaj reforme.

“Jo një reformë në letër për të cilën ka kaluar koha, ka dy vjet e gjysmë kjo qeveri që është angazhuar dhe nuk prodhon, madje nuk jep asnjë mundësi të prodhojë një dokument, sigurisht konsensual bazuar mbi parimet europiane, mbi normat e aprovuara nga Venecia. Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë”.

Lideri i opozitës ka denoncuar në Bruksel korrupsionin, që sipas tij është një fenomen i përhapur kudo, ndërkohë që ka theksuar rëndësinë që ka procesi i dekriminalizimit per demokracinë shqiptare.

“Kam marrë dhe një mbështetje shumë të madhe për monitorimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit që hyn sot në fuqi, për largimin e parlamentarëve dhe kryebashkiakëve me rekorde kriminale dhe çdo zyrtari publik me rekorde kriminale siç e parashikon ligji”.

Basha ka diskutuar në Bruksel edhe çështjen e zgjedhjeve te lira, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të hapë negociatat per anëtarësim pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143