Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Replikat/ Tabaku: Fol me respekt; Rama: Mos mu drejto me “ti”

$
0
0

rama-tabakuKryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës këtë të enjte në Parlament, teksa ka ritheksuar edhe një herë se deputetët e saj gënjejnë dhe baltosin për cdo sipërmarrës.

Kreu i Qeverisë i ka kthyer përgjigje edhe deputetes demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se Shqipëria ka pësuar rënie në raportin e fundit të ‘Freedom House’ për demokracinë dhe lirinë e medias.

Kreu i Qeverisë foli edhe për programin ekonomik të Partisë Demokratike, për të cilën tha se opozita kërkon ta çojë borxhi publik në 91%. Por, pas Ramës fjalën e mori deputetja Tabaku, e cila u revoltua me Kryeministrin kur shefi i Qeverisë iu drejtua për statusin e saj, nëse ishte zonjë apo zonjushë.

Replikat mes Kryeministrit Rama dhe deputetes Tabaku

Kryeministri Edi Rama: Ne nuk presim që ju të lëvdoni asgjë por edhe që ju të baltosni cdo gjë. Të ngrini akuzat më të habitshme për cdo projekt, për cdo nisëm dhe ndërmarrje të qeverisë, jo vetëm që ju nxjerr krejt jashtë cdo lloj kushti për tju marrë seriozisht por edhe ju tregon ashtuu sic jeni, tërësisht të paaftë për të qenë alternativë. Ju doni ta coni borxhin publik 91% në 3 vjet dhe pretendoni ta rrisni ekonominë 19%, tipike e asaj që bëtë kur ishit në qeveri, tipike e hendekut kolosal mes jush dhe realitetit.

Dhe e fundit sa u përket raporteve. Dëgjova që citove Freedom House edhe the pikiatë. Me cfarë kurajo e bën këtë gjë? Nuk e di apo vazhdon këngën e mjerimit në mënyrë robotike dhe ti. Raporti thotë me përjashtim të Shqipërisë, vendet kandidate janë në rënie, nuk kanë përmirësim. Tani këtë me përjashtim të Shqipërisë si e lexon ti? Nëse e lexon gabim mund ta korrigjosh duke lexuar më poshtë. Vendi ka bërë progres nga 2013-2015. Në 2013 vlerësohej me 4.5, në 2015 vlerësohej me 5. Se është dhe e enjte sot se duhet të merremi me ju sepse ditët e tjera as nuk përpiqem tju dëgjoj.

Deputetja Tabaku: Kur të flasësh herë tjetër referohu me respekt. Është e paimagjinueshme që një Kryeministër të rrijë të diskutojë se cfarë bën një deputete është e martuar apo e pamartuar, diskutimi banal të bëhet në këtë nivel…vini këtu dhe ofendoni kur ato kriminelë si keni sot këtu për të na kërcënuar ne”.

Kryeministri Rama: Shumë e nderuar deputete. Unë ju kërkova ndjesë dhe faleminderit që ma sqaruat ndërkohë që nuk e di në cilin libër të edukatës ke mësuar të më drejtohesh mua me ti për të më predikuar edukatë. Nëse ka një gjë që bijtë dhe bijat e këtij kryeqyteti, është se janë me edukatë.

Përsa i përket atyre që ju thatë është shumë e vështirë të jesh robot dhe të Ju nuk folët fare për mediat po folët për Freedom House. Dhe unë me kënaqësi po jua citoj se të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh është djallëzore. Dhe unë po jua citoj se “me përjashtim të Shqipërisë, rezultatet e vendeve kandidate për në BE janë me rënie” .

Përsa i përket burimeve ekonomike, unë e kam vendosur të citoj burime ndërkombëtare me ju se është më e vështirë t’i përfshini në kornizat e dekriminalizimit. Se akoma nuk na keni thënë ku janë kriminelët këtu, e angazhuar parlamentit dhe nuk po ju del asnjë. Asnjë s’ka, asnjë nuk do dalë, se s’ka.

Pranuam të bënim bashkë me ju barabarinë më të madhe kushtetuese, pa e çuar në Kushtetuese, se s’ka gjykatë që e pranon. E vetmja gjë që u bë ishte ajo që thamë ne: Të përfshihen edhe ata që janë në administratë, se aq e madhe ishte vrima në ujë. Do t’i lutesha zonjës t’i referohej Bankës Botërore për rritjen ekonomike. Si ka ndodhur dhe pse Shqipëria projekton një rritje ekonomike më të madhe këtë vit. Po ndryshon struktura e ekonomisë, modeli.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143