Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Berisha: Rikthehet “Gëllçi i zi”, anëtari i bandës së Olsi Ramës në Boston

$
0
0

sali-berishaIsh-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të RTSH-së, Thoma Gëllçin, që ai e çuan “Gëllçi i zi” dhe anëtar i bandës së Olsi Ramës në SHBA.

“Gëllçi i zi, anëtar i bandës së punëve të pista të Olsi Ramës në Boston, ish-kryeredaktori i famzezës ‘Zëri i Popullit’, vendoset në krye të RTSH!

Sot, pas ndryshimit të ligjit për RTSH-në, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama vendosi në krye të RTSH-së Gëllçin e zi, anëtar aktiv i bandës së punëve të pista të Olsi Ramës në Boston, ish-kryeredaktor i famëzezës ‘Zëri i Popullit’ në kohen e PPSH.

Gëllçi i zi u emërua aty vetëm e vetëm që të shndërrojë RTSH-në në një megafon të shpifjes, trillimit dhe urrejtjes kombëtare të Edi dhe Olsi Ramës, padrinove të krimit dhe trafiqeve në Shqipëri!”,- shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143