Në një takim të titulluar “Europa dhe të rinjtë”, një vajzë e pranishme shpërtheu ndaj klasës politike në vend.
Në takimin, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, vajza nuk u përmbajt në zhgënjimin e saj.
“Nuk kam dëgjuar një politikan të flasë të vërtetën për vendin tim. Nuk kam dëgjuar një politikan në 25 vjet të flasë diçka të mirë për njerëzit e mi. Në 25 vjet politikanët shqiptarë janë ankuar për 45 vitet e komunizmit. Kujt dreqin i nevojitet kjo? Ja pse drejtësia nuk funksionon. Se një vende si ky, në parlament, ne nuk na lejohet të themi të vërtetën. Ju ambasadorët po bëni punën tuaj këtu, dhe po e bëni shumë mirë, por asnjë nuk do t’ju dëgjojë se vendi im nuk ka ndërgjegje. Pyetini këta të rinj, a duan të rrinë këtu? Më vonë, ata do të thonë të vërtetën”, tha ajo.