Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njoftonte sot se u rinegociua me sukses ndërtimi i Bulevardit të Ri me kompaninë britanike “Grimshaw Architects”, gjë e cila, sipas Veliajt do të sjellë një park 6 herë më të madh se Parku Rinia.
Qytetari i parë i Tiranës bënte të ditur se nga sot nis puna për rregullimin e shtratit të lumit të Tiranës, që do të shmangë përmbytjet nga lumi në njësitë 9 dhe 11. Veliaj i bëri thirrje banorëve të mos hedhin më mbeturina në lumë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-nën.kryetarit të bashkisë Eno Bozdo, i cili i ka cilësuar deklaratta e Veliajt gënjeshtra. “Parku qe ofroi sot Veliaj, eshte minimalisht pese here me i vogel se hapesira e gjelber qe ofron projekti origjinal i Bulevardit dhe Lumit te Tiranes!”, – shkruante Bozdo.
Sipas tij “Zevendeskryetari i Bashkise Veliaj premton nje park ne qender te Bulevardit te Ri(?!) Sot Veliaj perseri genjeu, ne perpjekje per t`i mbushur mendjen opinionit publik se po afron gjelberim per Tiranen; ne te vertete, kjo “oferte” e maskuar thjesht redukton hapesirat e gjelberta.
Praktikisht nuk do te kete me Bulevard, ndersa projekti orgjinal (qe Veliaj shpalli sot te pavlefshem) kishte 300 mije m2 gjelberim te planifikuar, pa llogaritur ketu rreth 1 milione m2 gjelberim shtese qe Tirana perfiton nga projekti i Lumit te Tiranes!”.
“Pra, 1.3000.000 m2 gjelberim gjithsej i dhuroheshin Tiranes nga projekti original, qe Veliaj anulloi sot me nje te rene te lapsit, ndersa i premton Kryeqytetit nje park te ri, i cili ne rastin me te mire do te jete sa 1/5 e gjelberimit te projektit te pare!
Me sa duket arsyet e verteta te bllokimit per me shume se dy vite e projektit te Bulevardit dhe te Lumit te Tiranes jane thjesht interesa betoni!”, – e mbyllte Bozdo komentin e tij.