Partia kristian demokrate e cila deri para pak kohësh drejtohej nga is-deputeti mark Frroku, tashmë është shkrirë me Demokristianët e Nard Ndokës, duke u kthyer në një forcë të vetme politike.
Arritja e marrëveshjes është njoftuar përmes një deklarate zyrtare nga Partia Demokratiane.Partia e Mark Frrokut, i cili dha dorëheqjen pasi ndodhet në paraburgim nën akuzë pr një vrasje, drejtimin e partisë kristian demokrate e mori deputetja e radhës në listë, Mirela Ferracaku.
Partia e Nard Ndokës tashmë do të ketë 3 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë: Nard Ndoka, Mirela Ferracaku dhe Eduard Ndocaj.
Po ashtu, Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokarte, që kanë marrëveshje politike për bashkëqeverisje me maxhorancën aktuale, konfirmojnë vazhdimin e këtij bashkëpunimi në respekt të marrëveshjeve të nënshkruara.
“Deputetet Demokristianë do të unifikojnë qëndrimet e tyre politike në mbështetje të reformave dhe mirëqeverisjes se vendit”, përfundon njoftimi. /Gazeta Express/