Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ndocaj i bën pyetjen 1 mln dollarëshe Sherifit në SHBA

$
0
0

ndocaj“Deputeti Ndocaj duket si nje sherif Kontee”, – shkruan fqaja zyrtare e Eduart Ndocajt për vetë Ndocajn në Facebook.

Më tej ajo njofton se deputetit socialist është takuar me drejtuesit e policisë lokale dhe ka shkëmbyer me ta ide ne lidhje me sigurinë.

Më pas Ndocaj i ka bërë një pyetje prej “1 milionë dollarësh” Drejtuesin e Policisë se lokalitetit që ka vizituar, por që fqaja e tij nuk e ka bërë të ditur se ku ëhstë konkretisht.

Nga fotot shihet se makinat e policise jane te etiketuara si te Planos ne Teksas.

“A ka vrasje, rrembime dhe vjedhje me uniforme te Policise, sepse muajit e fundit keto gjera jane bere normale ne Shqiperi?”, ka qenë reklama jo fort bujare që i ka bërë Ndocaj Shqipërisë.

“Drejtuesi i Policise lokale me buzeqeshje pergjigjet se: nuk ka shanse te ndodhin keto gjera ne Amerike. Po ashtu z. Ndocaj e pyeti Sherifin se: a jane me te sigurt njerezit se jane te armatosur? Po, por perdorimi i armes eshte i pranueshem vetem ne rrethana vetembrojtje se ndryshe ketu eshte denimi me vdekje per krime te renda, tha Sherifi i Kontese”, mbyllet njoftimi i Ndocajt.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143