Kryetari i bashkisë Erion Veliaj është i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” i gazetares Eni Vasili.
Duke folur për protestat e tij ndaj sistemit gjyqësor, Veliaj tha se ka vetëm një falje për të kërkuar. Faktin që nuk është marrë më parë me reformën në drejtësi.
“Kur vjen puna te interesi publik, bëhem bishe dhe nuk të fal”, tha Veliaj.
Më pas, duke folur për problemet e qytetit dhe per pjesmarrjen siaps tij te disa perfaqesuesve apo nepunesve te bashkise se Kamzes ne protesten e organizuar nga opozita per ndertimin te parku i liqenit, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha: “Qytetarët e Tiranës nuk i honepsin dot njerëzit që zbresin nga 2 apo tre nga autobuse, stafin e bashkise se Kamzës qe vijnë në Tiranë, shkulin zgara metalike, apo pusta dhe pemë dhe ikin.”
Gazetarja Vasili i vuri në dukje se një deklaratë e tillë është raciste, por Veliaj reagoi duke thënë se nuk është aspak racizëm: “Ma jepni mua Kamzën sot dhe e bëj lule”, – u shpreh ai.
Këto deklarata të Velisë ka gjasa që të shkaktojnë reagime të mëtejshme publike.
Veliaj me pas, duke dale serish nga konteksti i kompetencave te tij si administrator qyteti, sulmoi presidentin Nishani, duke thene se merret me lodrat e kalamajve dhe jo me reformen ne drejtesi.