Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama: Zgjedhje që nga kreu i organizatës deri tek unë

$
0
0

rama1Partia Socialiste do të kalojë në proces zgjedhor që nga kreu i organizatës e deri tek kryetari i saj.

Kështu bëri të ditur Edi Rama gjatë një mbledhje të grupit parlamentar.

Sipas Panoramës, planin e plotyë të punës, por edhe analizën e përgjithshme, do e bëjë Asambleja Kombëtare e PS, e cila do mblidhet më 18 korrik.

Do të jetë kongresi zgjedhor i dhjetorit që do të vendosë për kryetarin e PS.

Sërish Rama ka kërkuar që të arrihet shifra e 150 mijë anëtarëve në PS. Sipas Panoramës, kjo është një shifër e mundshme.

Ndërkohë Rama u ka kërkuar deputetëve të tij që të votojnë të enjten në Kuvend ligjin për arsimin e lartë, që ka hasur në disa kundërshti.

“Projektligji është hartuar sipas modelit më të mirë ndërkombëtar, në përshtatje me kërkesat që ne kemi për një arsim të standardeve europiane,” ka thënë Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143