Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kryeprokurori Llalla: Hetimi për përgjuesin ka nisur prej 5 ditësh

$
0
0

Kryeprokurori, Adriatik Llalla, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Sigurise, ku eshte diskutuar ne lidhje me ceshtjen pajisjes se pergjimit, qe dyshohet se eshte ne rruge te kundra ligjshme ne duart e Policise se Shtetit.	/r/n/r/nGeneral Prosecutor Adriatik Llalla, speaks during a session of National Security Parliamentary Committee.

Hetimi i Prokurorisë për pajisjen ilegale të policisë ka nisur 5 ditë më parë, më 13 maj 2016.

Ky fakt është bërë i ditur nga vet Kryeprokurori Adriatik Llalla, sot në Komisionin e Sigurisë Parlamentare, i cili ishte thirrur për të dëshmuar në lidhje me këtë aparaturë përgjimi që është futur në Shqipëri e paregjistruar.

Sipas Llallës, Prokuroria ka ngritur një grup hetimi që po punon për zbardhjen e kësaj çështje, që do të zbardhë nëse pajisja e përgjimit ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe nëse është përdorur për të përgjuar zyrtarë të lartë të shtetit.

Procedimi nga Prokuroria nisi pas informacioneve të SHISH dhe indicieve të marra nga mediat dhe është regjistruar kryesisht për shpërdorim detyre.

“Të nderuar anëtarë të komisionit, në përgjigje të ftesës suaj jam përpara këtij komisioni për t’ju informuar se Prokuroria në bazë të informacionit, hetim që ka nisur me indicie se në territorin e Shqipërisë janë futur pajisje gjurmuese apo përgjuese, nën hijen e dyshimit i them të gjitha këto, sepse jemi në fazën e hetimit.

Rasti për të cilin diskutohet, hetimi ka nisur pas informacioneve të SHISH-it, si edhe në bazë të dhënave mediatike dhe të dhënave të tjera. Hetimi me rastin ka vetëm 5 ditë që ka filluar. Ne kemi kryer kërkime të rëndësishme hetimore.

Prokuroria është angazhuar dhe ka ngritur një grup të posaçëm pune për të përfunduar në një kohë të shkurtër hetimet. Lidhur me përgjimet e viteve ’90-të hetimet nuk janë përfunduar”,- tha Llalla.

Kryeprokurori kërcënoi më tej me nisjen e procedimit penal edhe veprën penale të moszbulimit të së vërtetës, nëse Prokuroria do të ketë pengesa nga qeveria apo zyrtarë të ndryshëm në këtë hetim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143