“Sjellje kaq ordinere nuk ka ndodhur kurrë më parë në sallën e Parlamentit shqiptar. Të fyesh Kryetarin e Shtetit duke shfrytëzuar një vend ku Presidenti nuk është prezent është paburrëri e pashembullt”.
Ka qenë ky reagimi i Presidentit të Republikës Bujar Nishani për komentet e kryeministrit Edi Rama në Parlament.
Me këto deklarata të presidentit ka qenë dakord edhe prezantuesja televizive Sonila Meço, e cila e ka me qeverinë për faktin që mbylli Televizionin Agon Channel të italianit Francesco Becchetti, i cili akuzohet për shmangie taksash dhe falsifikim dokumentash në Shqipëri.
Meço i ka shtuar komentit të Nishanit këto fjalë: “Se Shqiperia eshte bere nje jetimore e madhe, ku dhunohemi cdo dite eger, te pambrojtur e lene ne meshire te fatit…”.
Këtë mpleksje ngjarjesh e ka mbyllur më së miri ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar së fundmi në rrjetete sociale foton e mëposhtme me këtë koment “Rilindasi kanabist”.