
Tahiri: Ju thashë edhe njëherë që Policia e Shtetit përdor pajisje për të identifikuar numrat dhe jo për për ti përgjuar. Unë mund të them vetëm një gjë. Kjo është një pajisje e ligjshme
Fevziu: Kjo pajisje ka hyrë në qershor të vitit 2015. Më 19 qershor të këtij viti është arrestuar nje përson me këtë pajisje. Dhe është një pajisje që në atë kohë është marrë leje nga Prokurori. A është përdorur së fundmi në rrethin e Elbasanit këtë pajisje?
Unë nuk e di se çfarë bën policia…Se çfarë thhotë SHQUPI nuk më intereson. Bëj të fala Presidentit, se nuk kam si ta ndihmoj.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse ka pranuar në Opinion që është në dijeni për mesazhin kërcënues që kryetari i Bashkisë Kavajë i ka dërguar deputetit Blushi, ka pranuar në krahun tjetër që Roshi pavarësisht këtij kërcënimi nuk është marrë në pyetje?
Fevziu: A e keni marrë në pyetje Roshin për të dëshmuar në lidhje me mesazhin kërcënues që i ka dërguar deputetit Blushi?
“Jo nuk është thirrur. Kam kontaktuar Blushin edhe personalisht i kam kërkuar që institucionalisht ta ndjekë këtë çështje. Këto kërcënime vijnë për shkak të temperaturave që janë në vend”
Ministri Tahiri i është shmangur përgjigjes së pyetjes nëse i ka marrë leje apo jo Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me pajisjen e përgjimit që Ministria e Brendshme ka marrë nga Interforca Italiane
Tahiri: “Mbi bazën e një marrëveshje të vitit 2007 të firmosur nga Presidenti aktual Nishani, që në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, ka një marrëveshje me qeverinë italiane për të trajnuar policinë shqiptare
Fevziu: Është pajisje që kryen përgjime apo jo?
Unë nuk jam teknik. Unë nuk jam ekspert teknologjie
Fevziu: Është pajisje përgjimi apo jo?
Tahiri: Policia e Shtetit ka një sërë pajisje por nuk ka asnjë pajisje që ti afrohet përgjimi. Policia italiane ka sjellë një aparaturë që nuk ka mundësi përgjimi.
Fevziu: Morët leje nga Prokurori i Përgjithshëm, edhe për të identifikuar numrin e atij personi që është në kërkim?
Tahiri: Unë jam shumë i qetë. Kjo pajisje as fizikisht….