Artur Bardhi, kryetar i Bashkisë së Kurbinit, ka pranuar në Formularin e Dekriminalizimit se, para se të njihej me gjeneralitetet që mban sot, ka mbajtur respektivisht katër emra dhe mbiemra të ndryshëm Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi, në Bashki e njohin dhe firmos si Artur Bardhi, ndërsa në çertifikatë është Artur Ndoi, i biri i Ndues dhe Gjelës.
Në formularin e vetëdeklarimit në KQZ për efekt të ligjit të dekriminalizimit, kryabashkiaku i Kurbinit, Bardhi, e ka pranuar vetë se ka përdorur katër emra të ndryshëm.
Këto 4 emra ai i ka vendosur në seksionin “emra të padokumentuara”, por nuk dihet përse i janë dashur 4 emra.
A mos ndoshta ka tentuar të fshihet nga problemet me ligjin në të kaluarën? Këtë pritet ta vërtetojë prokuroria.