Jo rrallë i shohim jashtë kontrollit, kur debatojnë me tone të larta përpara kamerave në Kuvend. Por veçmas aktivitetit politik, pavarësisht se kundërshtarë, marrëdhëniet mes deputetëve të PS e PD, duken miqësore!
Kjo foto paparazzi e shkrepur të enjten në ambientet e Parlamentit tregon përkujdesjen e Taulant Ballës për look-un e Oerd Bylykbashit.
Sidoqoftë, nuk kuptohet mirë nëse vërtetë deputeti demokrat ka patur nevojë për ndërhyrjen e rivalit socialist, apo prekja me duar është thjesht një ves të cilin e kemi parë dhe më herët.
Po të kemi parasysh gjuhën e trupit të kryeministrit Rama apo kryebashkiakut Veliaj, të cilët prekin me duar dhe fërkojnë bashkëbiseduesin, duket se në këtë pikë, Taulant Balla është i ngjashëm me kolegët e tij socialistë.