Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

A ka ndonjë emër tjetër për Tërmetin?

$
0
0

Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë u tronditën sot nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në Maqedoni.

Ky tërmet bie në një moment shumë delikat në Shqipëri.

Në fakt, vendi ynë sapo nisi të lëkundet këto ditë nga të dhënat e mjaft funksionarëve publikë, nga të cilët mësohet se shumë i kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat, me kryebashkiakiun e Laçit në krye.

Berisha sot i quajti travestitë për këtë gjë.

“Ka ndonjë emër tjetër për tërmetin?”, – shkruan me ironi Lutfi Dervishi.

Dervishi ndoshta nuk e di, por në fakt ka një emër tjetër për Tërmetin.

Ai është Shefeqet Peçi.

Ky i fundit gjatë kohës së luftës identifikohej me nofkën “Tërmeti”.

Në nderim të tij mendohet se i është vënë edhe emri Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës, që i përket të njëjtit fis të ish-gjeneralit komunist.

Por kjo nuk ka të bëjë me dekriminalizimin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143