Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Revoltohet zv.ministri i Jashtëm: TV-ja kombëtare iu shërben grekëve!

$
0
0

BelortajaKa qenë një deklaratë e paprtur dhe me tone kritike ajo që ka bërë zv.ministri i Jashtëm Selim Belortaja në profilin e tij në Facebook.

Përfaqësuesi i lartë i diplomacisë shqiptare ka qenë i revoltuar për faktin që një televizion kombëtar po i bën reklamë turizmit grek.

Shkruan Belortaja: “Po ndodh pak si dendur. Edhe tani, direkt. Një TV kombëtar i është përveshur gjithë pasion një emisioni për promovimin e turizmit detar drejt …Greqisë(!!!!). TV me licensë “kombëtare” …shqiptare! E dimë që promocioni privat paguhet. Dhe kush paguan merr reklame cilesore.. Por duhet te kete edhe ca detyrime..kombetare! Se në se “paguaje që ta kesh” është i vetmi kriter per tv-të që përdorin frekuencat kombëtare, atëhere ky turizmi ynë ende foshnjor, zor se ka ndonje shans te promovohet profesionalisht. Diçka nuk shkon apo jo..?”.

belortaja


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143