Pas debatit me një komentues, kryetarja e FRESH Joleza Koka reagojë ashpër me një komentues duke i thënë atij se punonte në Call Center ndaj dhe s’kishte pse të merrej me të.
Por kjo solli reagime të shumta në portale, dhe pas kësaj kryetarja e FRESH-it bëri një status për të sqaruar këtë çështje.
Joleza Koka flet për të rinj që pranojnë të skllavërohen teksa punojnë në Call Center, por kjo bie në kundërshtim me promovimin që kryeministri Edi Rama ka bërë për të këtë sektor.
Në një status në Facebook, ajo shprehet se puna në Call Center është skllavërim, por se koha e sotme i detyron të rinjtë të punojnë edhe në punë të tilla.
Statusi i plotë i Joleza Kokës:
”Pavarësisht se çështjes së të rinjve që punojnë në call center i dhanë jehonë portalet aksidentalisht, të cilat sigurisht unë si marr seriozisht, e kam me këto njerëz që janë mësuar vetëm të shajnë tër ditën.
Një i ri që pranon të skllaverohet në një call center duhet ta vërë realisht në pikëpyetje të madhe të ardhmen e vet dhe të vendit dhe jo të harxhojë kohën duke sharë kë të mundet nëpër rrjete sociale.
Nuk do doja të bëja të ndihej keq asnjë njeri që punon se jemi të gjithë të rinj në një epokë që është e vështirë të jesh i ri ndaj na duhet më shumë solidaritet me njeri tjetrin. Më shumë se stërkëmbsha kemi nevojë ti japim një dorë një dorë njeri tjetrit”.