Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto: Rama modern, takim me atlete me biznesin

$
0
0

ramaKryeministri Edi Rama u takua sot me investitorët e huaj dhe partnerët ndërkombëtarë për Reformat në Ekonomi dhe Klimën e Biznesit, “për arritjet dhe kthesën e vështirë por të padiskutueshme të ekonomisë në drejtimin e duhur”.

Sipas ramës “Qeveria është e vendosur për të shkuar më tej në rrugën e reformave për të forcuar bazat e transformimit të pashmangshëm ekonomik e social. U hoqëm litarin nga fyti të gjitha kompanive të cilat kishin 720 milionë dollarë të bllokuara nga shteti; krijuam për dy vjet rresht 55 lehtësira fiskale dhe me luftën frontale kundër informalitetit arritëm të zeronim taksat për 85 mijë biznese të vogla dhe t’i përgjysmonim ato për 16 mijë të tjera”.

Kryeministri u shfaq me kostum por me atlete në këtë takim, duke ndjekur një stil sportiv mdode.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143