![Edi Rama]()
Së fundmi kemi vënë re një fshirje masive të komenteve negative në faqen e Kryeministrit në Facebook. Por, mesa duket këtë herë udhëheqësi ynë ka ndryshuar taktikë. Nëse më përpara komentet negative zhdukeshin me shpejtësinë e erës, këtë herë Kryeministri vendos të përballet me qytetarët.Në një postim në Facebook, Rama mburret se çmimi i energjisë elektrike ka rënë ndjeshëm, duke e cilësuar këtë një krenari të qeverisë. Por, disa komentues i kujtojnë atij rrogat qesharake krahasuar me vendet e tjera europiane, gjë që e ka nxitur Kryeministrin t’u kthejë përgjigje secilit koment negativ.
“Ketu s’ka asnje krahasim rrogash, po thjesht nje tregues qe çmimi i energjise ne Shqiperi eshte ulur ne krahasim me sa ishte po ne Shqiperi! Kaq.”, u përgjigjet Rama komentuesve.
E bukura është se të njëjtin koment Kryeministri ua ka kthyer disa personave, duke bërë që përgjigja e tij të mos ketë kuptim në një prej komenteve të mëposhtme.
![]()
![]()
![]()
![]()