I biri i ish-kryeministrit Sali Beisha, Shkëlzen Berisha ka bërë një status të papritur sot në Facebook.
Ai e ka falenderuar publikisht Edi Ramën për përjashtimin që i bëri sot me 10 ditë Byroja e Kuvendit, babit të tij Sali Berisha, për gjuhën e përdorur në Parlament.
“Faleminderit!
Rama u ka dhene mandat dhe ka mbushur parlamentin me kriminele qe sot gjykohen per vrasje, (Mark Frroku- Belgjike), deputete te denuar si trafikante femrash (Arben Ndoka – Itali), deputete qe kane plagosur qytetare brenda komisariatit te policise (Armando Prenga – Shqiperi), por perjashton nga parlamenti per cenim te etikes parlamentare njeriun qe i permend se cfare ka bere.
Pra etiken parlamentare nuk e cenojne vrasesit ne parlament por denoncuesi i tyre.
Personalisht e falenderoj pasi cdo dite e kaluar brenda nje parlamenti si ky, te turperon, pavaresisht se kush je e ke perfaqeson”, shkruan Shkëlzen Berisha.