Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Përjashtimi i Berishës, Spaho: Në PS kërkojnë ta shohin PD-në jashtë Parlamentit

$
0
0
spahoPas vendimit të Byrosë Parlamentare për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha për 10 ditë nga Kuvendi, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili tha se vendimi ishte i pritshëm, por se akuzat e Berishës në Parlament ishin me karakter politik ndaj kryeministrit.
“Nuk është se prisja ndonjë vendim ndryshe nga ajo që ishte formuluar ne kërkese, me mekanizmin e votave që kanë në Byro dihet përfundimi i mbledhjes. Por unë theksova se gjithçka që është cituar dje nga ish kryeministri Berisha në seancë, kanë qenë akuza me karakter politik që i janë drejtuar direkt kryeministrit të cilat prisnin përgjigje por që kryeministri i bëri bisht. Është e disata herë që ndodhemi në një situatë të tillë. Mendoj që është kthyer për të qeshur e për të qarë pasi po të jesh deputet me lidhje me krimin, kontrabandist, trafikant apo të jesh zhvatës i fondeve publike konsiderohesh i nderuar, respektohesh dhe ke vend në Parlament”, thuhet në deklaratën e nënkryetarit të PD.

Më tej, Spaho shprehet se një grup brenda PS-së është i interesuar që ta shohë PD-në jashtë Parlamentit kur afrohet momenti i votimit të reformës në drejtësi.

“Më është krijuar bindja pasi është e disata herë që sapo i afrohemi momentit të votimit të Reformës në Drejtësi, një grup brenda PS-së është i interesuar që ta shohë PD-në jashtë parlamentit dhe ndaj ndërmarrin iniciativa të tilla që realizohen lehtësisht me mekanizmin e votës që kanë në Byronë e Kuvendit”, thotë Spaho.

Ndërkohë, Taulant Balla u shpreh as përfundimit të mbledhjes se rasti i Berishës ishte i përsëritur dhe nuk mund të tolerohej.

“Më vjen keq që është një rast i përsëritur nga një ish-kryeministër, gjë që detyroi Byronë e Kuvendit të marrë vendimin maksimal. Megjithatë, kjo është rregullorja e miratuar nga të gjitha palët e Kuvendit dhe si të tillë nuk mund ta shkelim atë”, tha Balla pas përfundimit të mbledhjes.

/ Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143