Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Dështon takimi Basha-Rama: Opozita i rikthehet bojkotit

$
0
0

Lulzim BashaVetëm pak pasi dy liderët kryesore në vend shkëmbyen letra, duke i premtuar njëri-tjetrit takim, erdhi edhe vendimi.

Sali Berisha u përjashtua për dhjetë ditë nga Kuvendi.

Ishte një sinjal se opozita do të bojkotonte sërish Kuvendin dhe në këtë mënyrë një takim i mundshëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës nuk do mundësohej.

Mëngjesin e së shtunës, opozita vendosi zyrtarisht që të bojkotojë dhjetë ditë Kuvendin, aq sa është dënimi i Sali Berishës.

Ndërkohë në një status në FB, Lulzim Basha paralajmëroi edhe dështimin e tryezës me Ramën.

“Kjo nuk behet për t’i mbyllur gojën opozitës, sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste.

Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për t’i mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme,” shkruan Basha në FB.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143