Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke përfituara nga Asambleja e NATO-s, Pandeli Majko ka vijuar fushatën e tij për të treguar se i ka miq edhe kundërshtarët politikë në Partinë Demokratike.
Kësaj here Majko ka publikuar një foto ku ai shihet së bashku me Jozefina Topallin.
“Me koleget e PD dhe LSI, te delegacionit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te NATO-s.”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Në rast se Ilir Meta nuk do të shfaqë ambicie për të qenë ai presidenti i ardhshëm i Republikës, ka shumë mundësi që Rama të propozojë Pandeli Majkon për president, nën shembullin e Bujar Nishanit, si një zgjedhje e “butë” e njëanshme dhe e pranuar disi edhe nga kundërshtarët.
Por ndërkohë Topalli vijon t’i japë merita qeverisë së kaluar për anëtarësimin në NATO. “Nato mbetet aleanca me e fuqishme boterore qe mbart vlera dhe misione themelore….dhe si shqiptare jam krenare qe vendi yne u be anetare e saj ne 2009”, shkruan ajo.